Gruaja nga Berati transportohet te Infektivi (VIDEO)

Këtë të martë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në Berat u shënua personi i parë i infektuar me Covid-19. 44-vjeçarja mbrëmjen e sotme është transportuar me ambulancë drejt Infektivit në QSUT, kjo për ndihmë mjekësore më të specializuar. Sa i përket burrit dhe djalit të saj, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të vetëizoluar. 44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë ishte kthyer të jetonte në banesën e saj së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj. Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV - Rezultoi e prekur me koronavirus, gruaja nga Berati transportohet te Infektivi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?