Gruaja që vrau burrin me sëpatë: Më nxiu jetën

Një krim i rëndë tronditi banorët e Vaut të Dejës në Shkodër. Një grua e re goditi me sëpatë burrin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, viktima 45 vjeç Shkëlzen Buzalli po flinte gjumë, kur bashkëshortja e tij e qëlloi në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ndodhi brenda në shtëpinë e tyre në Barbullush, ndërkohë që tre fëmijët e mitur më i vogli 5 vjeç, ishin duke fjetur në dhomën tjetër.

Autorja Mirela Buzalli 35 vjeçe nuk ka vonuar dhe menjëherë u vetëdorëzua në polici. Nuk dihet saktësisht çka ajo ka rrëfyer, por paraprakisht mësohet se ka thënë “Më ka nxirë jetën, nuk u ankova asnjëherë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja Buzalli, jetonte në një banesë në mes të fshatit aty ku shumë pranë banesës jetojnë edhe të afërmit e viktimës. Çifti, sipas tyre, nuk njihej si problematik, pasi burri ishte i njohur në zonë dhe nuk kishte pasur probleme. Menjëherë pas dorëzimit të gruas është ngritur grupi hetimor i cili shkoi në banesën e çiftit Buzalli dhe nisi hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?