“Grup i strukturuar kriminal, kanë bërë tregti me jetën dhe vdekjen!”/ Sejamini për “monstrat” e Onkologjikut: Tradhtia më e madhe!
Neritan Sejamini thotë se skandali që ka shpërthyer në spitalin Onkologjik dhe mjekët e vendosur në qendër të tij, nuk mund të justifikohen me asgjë, duke përfshirë korruptimin e sistemit, sepse vendimet e tyre kanë qenë individuale dhe mund të kenë çuar deri në vdekje të pacientëve, duke bërë kështu tregti me jetën dhe vdekjen.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, të pajustifikueshëm nga asgjë, që meriton ndëshkim maksimal.
“Ky është një diskutim i vështirë. Sistemi dhe individi janë e njëjta gjë. Ky debati, jo sistemi dhe jo individi më duket pa ndonjë the. Në fund të ditës, kemi një mjek që ka një pacient dhe vendosë ti japë gjysmën e dozës këtij pacienti. Ky nuk mund të thotë më detyroi sistemi që të mos ja jap dozën njeriut që po vdes. Këta njerëz janë kriminelë si indivië. Nuk ka justifikim. Në fund të ditës vendimi që ka marrë ky individ është i tillë, ka një njeri që lufton për jetën me vdekjen dhe një mjek të cilit ky njeri i ka besuar jetën, ia përgjysmon ilaçin që duhet ti japë. Kur ky mjek merr këtë vendim, nuk e ka fajin Edi Rama, Sali Berisha, kapitalizmi apo komunizmi. E ka ky mjek, është vendimi i tij personal.
Çdo lloj zbehje e kësaj përgjegjësie personale është kriminale. Këta njerëz janë jo vetëm kriminelë, por janë grup i organizuar kriminal dhe duhet të hetohen si grup kriminal, sepse janë bërë bashkë për të bërë krimin më të rëndë në botë, për të bërë tregëti me jetën dhe vdekjen e pacientëve, në një sistem që prej mijëra vitesh i beson mjekut shërimin dhe jetën, përballë personave që janë betuar që do të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar një njeri që ka nëvojë për ta. Është tradhtia më e madhe që i bëhet jetës dhe dinjitetit nga këta njerëz. Ta themi pra që janë kriminelë dhe janë përgjegjës personalisht për këtë gjë. Për veprimet e tyre nuk e ka fajin askush.
A mundet të flasim për këtë rast pa e zbehur? Ke mjek që kanë vrarë njerëz. A mund ta lëmë sistemin, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Enver Hoxhën? A mund të flasim për këtë rast? Mjekët duhet të dinë një gjë, të bësh tregëti me jetën e njerëzve është krim.
Do të tregoj një histori, që nuk kam dashur ta tregojë se është banale dhe nuk kam dashur të dalë mesazhi i gabuar por po e tregoj. Duke qenë se kemi folur shpesh për krimin dhe drogën, më merr nje trafikant shqiptar drogE, që jeton në Evropë dhe trafikon nga Amerika Latine në Evropë. Në bisedat që kemi bërë në studio, i jemi referuar indirekt. Më mori dhe gjysëm kërcënim, gjysëm me shaka, gjysëm me respekt, por gjysëm kërcënim, më tha pak a shumë, çfarë pune kë ti vëlla me mua? Unë e marr drogën nga Amerika Latine dhe e sjell në Evropë, ua shes Europianëve, rrezikoj jetën time, vëllain ma kanë vrarë, bëj pare këtej, në Shqipëri sjell pare, ndërtoj dhe hap punë. Shko merru me ata të Bashkisë së Tiranës, që vjedhin paratë e tua, që janë për kalamajtë e tu, për çerdhet dhe spitalet, ata janë kriminelët, unë nuk jam kriminel. Tani, ai është kriminel, por po them diçka, këta mjekët janë më kriminelë se ai që merr drogën nga Argjentina apo Kolumbia dhe e çon në Spanjë.
Para këtij fakti duhet ta qepim gojën dhe të mos e relativizojmë, të mos themi që është dikush tjetër fajtor për vendimin e këtyre mjekëve. Për vendimin e tyre janë ata përgjegjës dhe duhet të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi totalisht si grupi i strukturuar kriminal”, tha Sejamini.