Grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA, hiqen emra e Doshit, Frrokut dhe Ndreut

Zgjidhet ngërçi i krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Që prej pasdites së të premtes, në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, tejet i debatuar javët e fundit. 

Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko. 

Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvëndësuar nga ai i Ervin Bushatit. / Top Channel 

SHKARKO APP