Grupi i PD kallëzon penalisht deputetin socialist, Vullnet Sinaj
Grupi Parlamentar i PD-së, ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi të hënën në parlament.
Referuar shkresës zyrtare, kallëzimi është bërë një ditë më parë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Më herët u bë i ditur lajmi se edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat, Bledjon Nallbati.
Kujtojmë se seanca plenare e Parlamentit të së hënës nisi me tensione dhe degjeneroi në përplasje fizike. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.