Grupi i PD-Kuvendit: Deputetit socialist Vullnet Sinaj ti hiqet mandati. Përfitoi miliona lekë nga buxheti i shtetit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Sipas PD-së, deputeti Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit. ”Deputeti Vullnet Sinaj i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën”,-thuhet në qëndrimin e grupit të PD-së.

Njoftimi i PD-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sinaj në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Vullnet Sinaj i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?