Mbështetës të Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”
Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i madh i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në sheshin “Skënderbej” me pajisje zanore dhe me shpërndarje të flamujve shqiptarë dhe amerikanë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Përfaqësues të grupit të Pilinçit janë shprehur se disponojnë lejen për zhvillimin e protestës dhe kanë deklaruar se drejtuesi i tyre pritet të mbërrijë së shpejti në shesh për t’iu bashkuar tubimit. Ata kanë vijuar aktivitetin e tyre të veçantë brenda të njëjtës hapësirë publike.
KOHA JONË SONDAZH

