“Grupi i zjarrit”në Lazarat, flitej për kryengritje
Me vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve për “grupin e zjarrit” në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA, Ibrahim Basha, një detaj e rikthen çështjen në pikën A. Vetëm një ditë më parë Prokuroria dërgoi për gjykim 11 pjesëtarët e këtij grupi kriminal.
Nga raportimi i Prokurorisë së Krime të Rënda, rezulton se një grup të rinjsh, nën drejtimin e Arbjon dhe Alban Alikos, kanë planifikuar, organizuar dhe goditjen forcave të Policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015. Të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policinë, me qëllim që në zonën e tyre të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike kanabis sativa, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë një vit më parë (në vitin 2014).
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.
Informacioni i cili rikthen çështjen në pikën A, është se në një raport të ri, thuhet se bëhet fjalë për një ambient të krijuar qëllimisht me mur dhe me vrima të hapura anësore, nga ku është qëlluar me armë ndaj forcave të policisë. Pasi kanë qëlluar mbi forcat e rendit, autorët kanë arritur që të largohen e të fshehin armët.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

