Grupi Parlamentar i PD-së: Meta të jap dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë

 

Para fillimit të seancës plenare Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD, i cili ka kërkuar shkarkimin e Ilir Metas pas akuzave të deputetit Doshi për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD Mhill Fufi.Ndërkaq në seancën e sotme në Kuvend  priten debate të forta, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë politikën shqiptare si pasojë e deklarimeve të deputetit Tom Doshi, që pretendon për një atentat ndaj tij, i porositur nga kryeparlamentari Ilir Meta.Pas këtyre akuzave, opozita përshkallëzoi veprimin e saj, duke depozituar në parlament kërkesën për shkarkimin e kryetarit Meta, qe sipas saj, duhet të largohet nga posti i kreut të Kuvendit, për t’i hapur rrugë hetimeve.Kjo kërkesë e 28 deputetëve të PD-së u firmos mbrëmë nga kryeparlamentari. Kjo i hap rrugën nisjes së procedurave ligjore për shqyrtimin e saj, duke filluar me Këshillin për Legjislacionin, i cili mund të mblidhet gjatë ditës së sotme.Sipas rregullores së Kuvendit, neni 114, pika 4, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit, i cili paraqet raportin në seancë plenare. Në rast se kërkohet, Këshilli për Legjislacionin dhe Kuvendi në seancë plenare janë të detyruar të dëgjojnë kryetarin e Kuvendit.

Rendi zyrtar i seancës së sotme parashikon në fillim një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët e opozitës, për të dhënë shpjegime rreth qëndrimit të policisë ndaj studentëve grevistë të fakultetit të mjekësisë dhe më pas diskutimin e disa projektligjeve.

SHKARKO APP