Grupi shqiptar i repit, në qendër të mediave ndërkombëtare për drogën

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, ka publikuar raportin për bandat kriminale me rrezikshmëri të lartë që veprojnë në këtë shtet. Nga 4600 grupe që janë identifikuar në raport, shqiptarët renditen të tretët, pas britanikëve dhe rumunëve.

”Hellbanianz” është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raporton ”The Times”, dhe veçohen nga grupet e tjera shqiptare. ”Hellbanianz” kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të kokainës dhe drogën e fortë. ”Ata jetojnë me një kod nderi të quajtur “besa”, një betim për të mbrojtur njëri-tjetrin me jetë”, thuhet në artikullin e medias britanike.

”Hellbanianz” është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar por jo me kokainë por edhe me videoklipe. Pjesëtarët e tij janë tashmë të famshëm te publiku shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe SHBA, pasi kanë publikuar disa videoklipe dhe kanë lidhje me repera të njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e ”Hellbanianz” nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jehona ka mbërritur edhe në mediat italiane. ”Mediaset” ka transmetuar një kronikë për këtë grup. Stealth hb, anëtar i këtij grupi, ka publikuar kronikën e Mediaset dhe shkruan se: ”Banda e madhe, e vogël është bota”.

Hellbanianz Italian News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?