“Grupimi për Vlorën”, përplaset me policinë në Bashki, për parkimet

Nuk ka përfunduar sic pritesh mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak në Vlorë sepse janë ndeshur me protestën e qytetare. Ka qenë “Grupimi për Vlorën”, ai që para Këshillit Bashkiak me pankarta në duar, kanë kërkuar heqjen e vendimit në lidhje për parkimet.

Sipas burimeve, përfaqësues të shoqërisë civile kanë tentuar që të hyjnë në sallën e mbledhjes, ku do të relatonit përfaqësues të kompanisë së parkimeve, por janë penguar nga forcat e policisë.

Kështu, pasi ka pasur kontestime nga ana e qytetarëve, në këtë mbledhje do të rishikohet vlera e gjobave, të cilën ata e quajnë ‘tarifë shtesë’ prej 45 mijë lekësh të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?