Grushte, flakë e kërcënim me sëpatë, shqiptarët konfliktohen mes tyre në Itali, nuk kursejnë as policët

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, është arrestuar nga karabinierët e Undine, pasi i ka vendosur zjarrin disa platformave të drunjta në kopshtin e një çifti tjetër shqiptarësh dhe i ka kërcënuar ata me sëpatë.

Burri, me vendbanim në Friuli, raportohet se është përfshirë në konflikt për arsye banale, e më pas, ka kërcënuar fqinjët.

Ai besohet se në atë moment ka qenë i pirë. 46-vjeçari gjithashtu, ka sulmuar edhe karabinierët, duke i gjuajtur me grushte e shkelma në momentin që ato u drejtuan drejt tij për ta arrestuar.

Burri u arrestua dhe u dërgua në burg me akuzat e dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, zjarri dhe kërcënim.

SHKARKO APP