Grushte në kokë fëmijëve, arrestohen 3 edukatoret e një kopshti

Tre edukatore dhe përgjegjësja e një kopshti në Itali kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen se ushtronin dhunë ndaj fëmijëve.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e Castelli Romani, pranë Romës, shkruan ‘Ansa’. Siç raportohet nga mediat italiane, arrestimi i personelit të këtij kopshti u bë pas provave të siguruara përmes përgjimeve ambientale apo dhe pamjeve filmike, ku shiheshin se ato godisnin në kokë dhe fyenin fëmijët.

Mësohet se 3 edukatoret dhe përgjegjësja e shkollës, të moshave 55-65 vjeç, tashmë qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?