Guardia di Finanza zbarkon në Shqipëri, kapin 1785 bimë kanabis
Në Shkodër sot janë asgjesuar 1785 bimë kanabis të kultivuara në tokë të hapur rishtas.
Në monitorimin nga ajri të Policisë Kriminale italiane dhe Guardia di Finanza, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara.
Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.
Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Balzajve të Shoshit”, u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.
Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.
Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

