Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gurali Brahimllari: Konfiskimi i pasurive në procesin penal dhe shkelja e të drejtave të personave të tretë

Aktualitet E premte, 2 Gusht 2024 18:03
Gurali Brahimllari: Konfiskimi i pasurive në procesin penal dhe shkelja e të drejtave të personave të tretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gurali Brahimllari

Duke ndjekur praktiken gjyqesore të viteve të fundit, konstatoj me keqardhje se po vijojnë të aplikohet, në mënyrë arbitrare, masat pasurore në procesin penale (sekustrimi preventiv me synim konfksimin e pasurisë) edhe në rastet kur provohet, “prima facia” se prona është krijuar dhe rregjistruara vite më pare, nga Persona të Tretë, pa patur asnjë lidhje me akuzën e ngritur ndaj të pandehurit apo me veprimtarinë e tij kriminale.

Shqetësues është fakti se këtë qasje, e ka legjitimuar edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në disa vendime të tij, duke shmanguar parimin esencial se masa pasurore në procesin penal jepen mbi personin e dyshuar dhe jo mbi pasurinë (sikurse veprohet në ligjin antimafia). Prandaj barra e provës për kufizimin e së drejtës së pronësisë me masën e sekuestros preventive, është vetëm e Prokurorisë, ndërsa në përfundim të gjykimit te çeshtjes ne themel, GJYKATA nuk mund të vendosë konfiskimin e pasurisë kundër askujt, që nuk ka qenë pjesëmarrës në procesin gjyqësor, që nuk e ka dëgjuar dhe e lejuar të mbrohet e të paraqesë prova para saj.

Theksojmë se masa pasurore e konfiskimit të pasurive në procesin penale, parashikohet nga pika “2” e nenit 30 të K.Penale dhe përbën DËNIM PLOTËSUES, ndaj personave që gjenden fajtor. Edhe pse detajet e “dënimit plotësues të konfiskimit”, janë përcaktuar në nenin 36 të K.Penale, nuk mund të jepet ndaj Personave të Tretë, jo pjesëmarës në procesin gjyqësor. Pra “dënim plotësues” i shtjelluar në nenin 36 të K.Penale (ashtu si edhe nëntë lloje të tjera të dënimeve plotësuese që parashikon neni 30 i K.Penale), mund të jepen ndaj personave që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, madje së bashku më dënimin kryesor, por nuk mund të shtrihet mbi pasuritë e shtetasve që nuk kanë lidhje me veprën penale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtë qasje e konfirmon më tej edhe përmbajtja e nenit 190/1, gërma “a” e K.Pr.Penale që përcakton se “ a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale; ………”

Edhe pse legjislacioni penal prezumon paprekshmërinë e pasurisë të personave që nuk kanë qenë pjesëmarrës në krim dhe nuk janë sjellë me ndonje akuze për gjykim, aktualisht për këta persona, nuk garantohen as të drejtat që njeh procedura e veçantë e parashikuar nga ligji “Antimafia”, i cili edhe pse i ngarkon me barrë provë për justifikimin e pasurise, u jep të drejtën këtyre subjekteve që të dëgjohen dhe mbrohen në gjykim.

Këto shqetësim dhe, në tërësi, shkeljet e të drejtave të pronësisë së individit nga gjykatat penale, i kam bërë publik edhe disa muaj më parë në shkrimin “Disa problematika të zbatimit të legjislacionit mbi konfiskimin e pasurive”, në të cilin ndër të tjera kam shtjelluar edhe dallimet mes masave parandaluese që vendosen me ligjin “Antimafia”, në krahësim me masat pasurore që lejon legjislacioni penal (shih BallkanWeb, Koha Jonë; Java news.al etj të datës 09/04/2024).

Prandaj u impresionova nga publikimi i dispozitivit të një vendimi të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, (Gjykatese M.Andoni), që ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për sekestrimin e pasurive ndaj K.B dhe gjashtë personave të tjerë, duke e kthyer çështjen për rigjykim (shih faqjet elektronike te gjykatës që pasqyrohet në disa media në dt 30 Korrik 2024). Edhe pse nuk bëhen të ditura motivet e plotë të arsyetimit të këtij vendimi, interesante ishte, në këndvështrimin tim, kërkesa përfundimtare e Prokurores Arta Marku, e cila ka motivuar kërkimin për prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë me argumentin se “vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kushtet kur praktika gjyqësore, vijon të ketë një qëndrim refraktar ndaj të drejtave të pronësisë së Personit të Trete në procesin penale, (dhe rastet si ai i referuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, janë sporadike), e vlerësoj të domosdoshme që të thirret ligjvënësi për të vënë në diskutim dhe për të ndërhyrë, sa më shpejt të jetë e mundur, në legjislacionin penal dhe procedurial – penal, me qëllim që të respektohen garancitë kushtetuese për të drejtën e pronës, për procesin e rregullt ligjor dhe për të drejtën e ankimit të këtyre personave (sipas neneve 41,42 dhe 43 të Kushtetutës).

Me këtë rast sjell në vemendje se në Parlamentin shqiptar është dorëzuar Projekti i Pjesës së Përgithshme të Kodit Penal. Duke se grupet e punës, kanë patur në konsideratë edhe këto problamtika të praktikës gjyqësore kur kanë parashikuar nenin 75 që titullohet “Konfiskimi tek te tretet” duke përcaktuar se : 1. Konfiskimit i nënshtrohen edhe produktet ose pasuritë e tjera, vlera e të cilave u korrespondon këtyre produkteve, të cilat janë transferuar tek persona të tretë nga autori i veprës penale, ose që personat e tretë kanë blerë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga autori, me kushtin që personat e tretë të kenë ditur ose duhej të kishin ditur që qëllimi i tjetersimit te pronesise ose i blerjes ka qenë shmangia e konfiskimit, duke u bazuar në fakte dhe rrethana konkrete, si dhe kur transferimi ose blerja është bërë falas apo kundrejt një vlere shumë herë më të vogël sesa vlera e tregut…..

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 33 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 34 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 8 orësh

3. Konfiskimi sipas paragrafit të parë të këtij neni nuk cenon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim.”

Duke konstatuar se kjo dispozitë është marrë nga Direktiva 2014/42/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 3 prill 2014 “Për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumenteve dhe të ardhurave nga krimi në Bashkimin Evropian”, me qellim qe te shmanget thellimi i pasojave negative në shkelje te ligjit penale, mbi pasuritë dhe bizneset e individëve dhe të familjeve të tyre tyre, vlerësoj se jemi në kushtet emergjente për të përfshirë, menjeherë nenin 75 të Projektit si më sipër, në Kodin Penal aktual, pa pritur procedurën e tejzgjatur parlamentare të miratimit të Kodit të ri Penal. Ky ndryshim duhet të shoqërohet edhe me njohjen e të drejtës së ankimit të këtyre personave, ndaj vendimit të konfiskimit, duke shtuar një paragraf në përmbajtjen e nenit 411 të K.Pr.Penale.

Ky propozim mendoj se jo vetwm do te mbrojte te drejtat e pronesise se shtetasve qe nuk kanë asnjë lidhje me krimin e kryer nga persona të tjerë, por kanë investuar kursimet e tyre në vite, apo kanë marrë kredi bankare, por edhe do të vendosë procesin gjyqësor penale për këtë problematikë në “shinat e kushtetutës”, si edhe do të ndikojë që konfiskimi i pasurive në procedurë penale, të jetë në harmoni me standardet e konsoliduara të GJEDNJ-së, sipas jurisprudencës së saj për zbatimin e nenit “1”, të Protokollit “1” dhe të nenit 13 të Konventës, për mbrojtjen e pronës dhe të drejtën e ankimit efektiv.

Etiketat e lidhura

Gurali Brahimllari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 33 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 34 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 34 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.