Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, reagon Ogerta Manastirliu: Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me aktin e paprecedentë të nodhur në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, ku ndaj Qendrës Shëndetësore është qëlluar me gurë duke i thyer xhamat e dritareve.

Manastirliu thotë se agresion ndaj institucioneve është nxitur nga gjuha e urrejtjes kundër bluzave të bardha.

Më tej Manastirliu ka dënuar këtë akt vandal dhune duke thënë se bluzat e bardha meritojnë mirënjohje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjuha e urrejtjes përdoret kundër bluzave të bardha. Agresion ndaj institucioneve e nxitur nga gjuha e urrejtjes. Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm. Mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri në Shqipëri. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohje e jo dhunë verbale.” ka thënë ndër të tjera Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo qendër kishte vetëm 2 muaj që ishte rikonstruktuar dhe i ofron shërbim 7 mijë banorëve, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit që ika dhunuar goditën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?