Gurët në veshka, shqiptarët pinë pak ujë. 15% e popullsisë ka probleme

Shqiptarët mund të jenë pijedashës, por jo konsumues të mirë të ujit. Problemet me veshkat i kanë të shtuara. 15% e popullsisë në vendin tonë vuan nga gurët në veshka, një sëmundje që nëse nuk trajtohet të çon në dializë. ”Shqiptarët pinë shumë pak ujë në ditë, 600-700 ml ujë në ditë. Për të mos pasur gurë në veshka duhet të pini mbi 2 litra ujë në ditë”.

Shefi i shërbimit të nefrologjisë, Myftar Barbullushi, thotë së sëmundja e gurëve në veshka nuk duhet neglizhuar. “Gurët janë thjesht maja e ajsbergut. Poshtë fshihen sëmundje të ndryshme, si diabeti, sëmundjet e kockave, obeziteti. Përtej gjenetikes, faktori i ushqyerjes është shumë i rëndësishëm”.

Vitet e fundit mjekët po përballen me rritje të pacientëve që vuajnë nga veshkat, ku krahas trashëgimisë, një faktor që shton sëmundshmërinë është kequshqyerja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?