Guri masiv bie mbi një makinë në rrugën e Dukagjinit, shpëtojnë mrekullisht turistët
Aktualitet E Premte, 17 Korrik 2026 11:01
Një incident i rrezikshëm është regjistruar në rrugën e Dukagjinit, ku një gur masiv është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet tip Jeep me të cilin po udhëtonin turistë.
Si pasojë e goditjes, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, pasi shkëmbi ka rënë direkt mbi tavanin e tij.
Fatmirësisht, pavarësisht forcës së goditjes, nuk raportohet për persona të lënduar.
KOHA JONË SONDAZH

