Gushti mbush jugun me turistë, mbi 297 mijë lëvizje në kufi dhe portin e Sarandës
Gjatë muajit gusht, pikat kufitare të Sarandës kanë regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh, ku numri i daljeve ka qenë më i madh se hyrjeve. Në Qafë Botë, nga 1 deri më 30 gusht, janë regjistruar 146.819 lëvizje, me 70.061 hyrje dhe 76.758 dalje. Ndërkohë, në Portin e Sarandës janë regjistruar 150.715 lëvizje, ku 72.643 persona kanë hyrë dhe 78.072 kanë dalë nga territori.
Në total, të dyja pikat kanë regjistruar 297.534 lëvizje gjatë periudhës së raportuar. Pjesën dërrmuese të trafikut e kanë përbërë shtetasit e huaj, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Në Qafë Botë, diferenca mes hyrjeve dhe daljeve ka qenë 6.697 lëvizje më shumë në dalje. Edhe në Portin e Sarandës është regjistruar e njëjta tendencë, me 5.429 dalje më shumë se hyrje.
Shifrat tregojnë se jugu i vendit ka vijuar të ketë një lëvizje të konsiderueshme turistike gjatë muajit gusht, ndërsa fluksi në pikat kufitare mbetet i dominuar nga vizitorët e huaj. Në total, daljet në të dyja pikat kanë qenë 12.126 më shumë se hyrjet, duke reflektuar një numër të lartë largimesh nga territori gjatë kësaj periudhe.
KOHA JONË SONDAZH

