Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik edhe për Shqipërinë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp tha se konflikti në Lindjen e Mesme përbën rrezik për ekonominë shqiptare dhe se është e vështirë të parashikohet shkalla e ndikimit të saj.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Sakaq, ai theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive deri në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa objektivi kryesor për këtë vit mbetet stabiliteti i inflacionit.

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare. Ka pasur një ecuri pozitive të ekonomisë shqiptare deri në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa këtë vit objektivi kryesor do të jetë inflacioni. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare shfaqen të qeta, dhe kredia në sektorin privat vijon të shënojë rritje të qëndrueshme. Një kontribut pozitiv ka pasur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trendet e zhvillimit të vendit mbeten pozitive dhe pritet të vijojnë edhe në të ardhmen. Ekonomia pritet të rritet me ritme solide në dy vitet në vijim, ndërsa inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti në Lindjen e Mesme përbën një burim të rëndësishëm rreziku për ekonominë botërore dhe për ekonominë shqiptare në të ardhmen, rrezik i cili po vlerësohet me një shkallë të pranueshme sigurie në momentin aktual.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare, duke rritur vigjilencën ndaj zhvillimeve botërore”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?