FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guvernatori pret në takim përfaqësuesin e BB, Sejko: 2024 ka shënuar rritje të mirë ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim pune përfaqësuesin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

Teksa bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në vend, guvernatori Sejko theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave.

Vetë Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë mbetet modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA. Salinas u shpreh se Banka Botërore do të vijojë të angazhohet që programet e asistencës teknike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohen edhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?