Guvernatori Sejko flet për mikrokreditë: Subjektet financiare u janë nënshtruar kontrolleve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në fjalën e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tha se subjektet financiare që japin mikro-kredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve të BSH.
Sejko theksoi se BSH ka bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë.
“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.
Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikrokreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi”, ka thënë Sejko.