Guvernatori Sejko: Inflacioni do mbetet në nivele të larta në 2022, rriten me 0.5% normat e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se inflacioni në vendin tonë do të mbetet në nivele të larta përgjatë vitit 2022.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se inflacioni pritet të nisë uljen përgjatë vitit 2023, por në varësi të situatës së çmimeve në tregjet e huaja.

“Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë 2022. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inlfacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore”, deklaroi Sejko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?