Guxholli: Ja pse Rama e mbajti fjalimin pranë bustit të Skënderbeut

Vendosja e Edi Ramës pranë bustit të Skënderbeut për të mbajtur fjalimin e fitores, për Zana Guxhollin kishte një mesazh. Ajo tha se Rama dinte të tregonte se është më i fortë dhe i pamposhtur. “Fjalimi pranë Skënderbeut për të treguar unë jam më i fortë, më i mirë, i pamposhtur”.

E pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha për humbjen e PD, ajo thotë se qëndrimi i tij është kush humb jep dorëheqjen. Guxholli thotë më tej se strukturat do të mbështesin Lulzim Bashën pavarësisht humbjen.

ÇÇKryetari i partisë duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet. I referohem daljeve të tij publike. Ai i ëhstë referuar faktit dhe atë standard ka se në vitin 2013 ku humbja ishte në përmasa të paparashikuara ai tha nuk mund të qendrojë më. Pa analizuar shkaqet moti vetë të gjitha përgjegjësitë dhe u dorëhoq menjëherë. Po kështu ka bërë edhe Nano. Do të shikojmë si do të veproj Basha kë do të ketë edhe si model. Sado që të dojë të mbështesë Berisha do të dalë kundër standardeve të veta për të mos njohur humbjen”,-tha në ”Abc News Albania”.

SHKARKO APP