Guxholli: Qeveria “Rama” takson shtresën e mesme

Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për taksën e e sheshtë dhe atë progresive ka zënë një vend të rëndësishëm ditët e fundit.

Ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli për Ora News ka thënë se programi për taksën përdoret gjithmonë si flamur betejash në fushatat elektorale.

Guxholli ka shtuar se qeveria me taksat e larta po godet shtresën e mesme, e cila punon më shumë, në një kohë që vijon më tej duke thënë se taksa e sheshtë është më e thjeshtë për t’u zbatuar.

Guxholli: Taksat përdoren si flamur betejash në fushata elektorale jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Përsa i përket kundërshtisë mes partive të djathta dhe të majta në lidhje me taksën progresive apo me taksën e sheshtë është një histori e vjetër dhe që zhvillohet gjithmonë. Me dy fjalë do të them thelbin.

Kur themi taksë e sheshtë apo taksë progresive do të thotë që: Taksë e sheshtë është një taksë e thjeshtë që vë në të njëjtin nivel disa lloje taksash. Sistemi i taksave e ka të lehtë. Ndërsa progresivja krijon shumë shkallë dhe shumë ndarje të ndryshme për taksa të ndryshme.

Ka ndonjë meritokracie progresivja?

Guxholli: Jo, përkundrazi unë do të tregoj se sidomos për ekonomitë në zhvillim, për ekonomitë më të këputura si e jona. Taksa më shumë se sa e sheshtë apo progresive në këtë moment, duhet thënë që Partia Demokratike që në fushatën e 2005 ka nxjerrë programin e saj me taksë të ulët dhe të thjeshtë. Pra më shumë se sa progresive dhe e thjeshtë, unë do të thoja e ulët dhe taksa të larta. Është turp që një parti e krahut të majtë që duhet të mendojë për njerëzit mban taksa aq të larta që godasin shtresën e mesme. Shtresë e cila punon shumë.

SHKARKO APP