Hahn: Turqia e kishte gati me kohë listën e arrestimeve

Arrestimi i shpejtë i gjyqtarëve dhe të tjerëve pas një puçi të dështuar në Turqi ështe një tregues se qeveria turke e kishte përgatitur listën më përpara.

Kështu ka thënë komisioneri i BE-së i ngarkuar me çështjen e anëtaresimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn.

“Duket, të paktën, sikur kjo listë ka qenë e përgatitur. Listat janë në dispozicion, gjë që tregon se kanë qenë të përgatitura për t’u përdorur në një kohë të caktuar”, tha Hahn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo është pikërisht ajo së cilës i jemi druajtur”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?