Hajdarmataj: Drafti i sotëm, manipulim për zgjedhjet e ardhshme

Deputetja e opozitës Mimoza Hajdarmataj gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohet në lidhje me pr/ligjin, për regjistrin e shtetase Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ka dalë kundër këtij drafti sepse sipas saj ky drafti sotëm është një manipulim për zgjedhjet e ardhshme. Kështu e ka cilësuar pr/ligj për emigrantët, si një prej mashtrimeve më të rënda të Rilindjes, duke shtuar se zhvillimi i të drejtave të kenë emigrantët sipas ligjit, përfshirë dhe të drejtën e votës, shënon sot një tjetër rekord turpi dhe manipulimi për këtë qeveri dhe mazhorancë, ka deklaruar deputetja.

“Konsiderimi vetëm si kontingjent për votë përmes transportit me autobusë natën dhe ditën është ndjesi ende e gjallë, jo vetëm për ata emigrant që sot e ndiejnë veten minimalisht të fyer e të braktisur, por dhe për ne rezidentët në Shqipëri”, ka thënë Hajdarmataj.

Më tej deputetja ka sjellë në vëmendje programin që prezantoi qeveria, për emigrantët ku përshiheshin pesë prioritete drejtime: “E drejta e votës”, “çështja e pensioneve”, “reformimi i shërbimit diplomatik për të qenë në shërbim të emigrantëve”, “toponimet” dhe “programet edukuese përfshirë dhe median me Televizionin Publil Shqiptar”. Në dijeninë time, por dhe analizës së ekspertëve, i vetmi drejtim i programit ku mund të jenë hedhur hapa konkretë është ai i sigurimeve shoqërore por dhe kjo reformë është krejtësisht e bazuar dhe në zbatim të negociatave efikase të qeverisjes së 8 viteve të PD, gjatë së cilës u arritën 15 marrëveshje të njohjes së sigurimeve shoqërore.

Shqetësim në këtë rast për deputeten është se kush janë personat e autorizuar që do ta kryejnë këtë praktikë, kur shumica e punonjësve të shërbimeve diplomatike janë njerëz me lidhje në politikë me pushtetin, ndonjë prej të cilëve ka çështje të pazbardhura me drejtësinë dhe mbi të gjitha kur këta zyrtarë të shtetit denoncohen çdo ditë nga emigrantët në mediat sociale si të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe aspak të aftë në rolet që ata mbajnë në shërbimet konsullore? Projektligji ka frymë të pastër represive që dëshmohet në refuzimin e pajisjes me dokumente pas zinxhiri të gjatë ecejakesh.

Hajdarmataj ka theksuar që: “Ky draft ligj vjen në përplasje të fortë dhe me qëndrimet politike brenda dhe jashtë Shqipërisë, për ngritjen e një mjedisi të përshtatshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

R.Sh

SHKARKO APP