Hakerat e “Homeland Justice” publikojnë një listë me automjete dhe të dhënat e pronarëve
Grupi i hakerave “Homeland Justice” publikuan sot në mbrëmje një listë me automjetet të cilat pretendohen se përdoren nga qytetarët shqiptarë.
Në grupin e tyre në Telegram, ata kanë publikuar edhe një mesazh, sipas të cilit thuhet se ata nuk do të lejojnë që të ringjallet komunizmi në Shqipëri, por pa dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.
“Për të mbështetur njerëzit tanë, ne nuk do të lejojmë që të ringjallet komunizmi në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e tyre
Në dokumentet e publikuara nga hakerat, janë evidentuar të dhënat e pronarëve të makinave, modelin e automjetit, kapacitetin si dhe kompaninë që i ka shitur.
KOHA JONË SONDAZH

