Hakerat shqiptarë sulm faqes së “Corriere della Sera” dhe “Corriere dello Sport”
E përditshmja italiane “Coriere della Sera” me një artikull të posaçëm ka dhënë më shumë detaje mbi një sulm hacker që websiti i saj së bashku me atë të medias sportive “Corriere dello Sport” ka pasur gjatë paradites së sotme.
Kushdo që ka dashur të lidhej sot online me sitin e gazetës “Corriere della Sera” e “Corriere dello Sport” ka hasur në informacionin se ky sit është jashtë përdorimit apo ka mundur të lexoj për disa minuta mesazhin e një grupi hackerash të lëshuar në ballinën e këtyre ëebsiteve.
“Amar^SHG është sigla e sulmit hacker që kanë pësuar sitet tona sot shkruan “Corriere della Sera” e po përpiqemi të ndërtojmë mirë të gjitha frazat e mesazhit të tyre”.
Në një tjetër sulm hacker, bërë ndaj kanalit televiziv francez Canal Plus, Amar^SHG pohon se është grup shqiptar e pjesë e Shkupi Hacker.
Ky grup përdor si ikonë flamurin shqiptar e pohon se është kundër luftës e kundër amerikanëve.
Gjatë sulmit në Canalin Plus francez , Amar^SHG ka cituar konfliktet në Izrael, Kosovë, Serbi, Marok, Rusi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 31 maj ata kanë sulmuar websitin e “France Weather Forecast” me një mesazh pothuajse identik të përdorur sot në ëebsitin e “Corriere della Sera” e “Corriere dello Sport”.
Edhe në sulmet e tjera të këtij grupi hacker, vazhdon artikulli i “Corriere della Sera”, firma e tyrë është e lidhur me disa piratë informatik mbështetës të ISIS, si Prosox, Drakar SH, Hucking: black hat, të cilët përdorin gjuhën frankofone e përkufizohen si mbrojtës të myslimanëve të shtypur.
Gjatë mesazheve të tyre, Amar^SHG poston imazhe të personazheve vizatimor japonez, të filmave japonezë e këngë të njohura.
Mesazhi i Amar^SHG në websitin e Corriere della Sera
“Nëse bota do të ishte perfekte… Në një shoqëri të zhvilluar vazhdoj të shoh tmerr e horror siç është lufta. Ku është problemi? Njerëzit janë njerëz e bota vazhdon të digjet…Je vetëm një pjesë e vogël e popullsisë ,por sheh përherë vetëm problemet e tua, nuk je i lumtur nga ajo çka të ofron vendi yt. Të kuptoj, je human.. Deri sa të ketë gënjeshtra në këtë botë, nuk do të jetë kurrë perfekte. Zgjidhja është të pranosh trishtimin, pasi në momentin që nuk jemi perfekt duhet të pranojmë bashkëjetesën… Një botë e sëmurë por ka shpresë.” Amar^SHG
KOHA JONË SONDAZH

