Hakmarrja socialiste kundër rilindjes
Nga Bektash ZENELI
Përgjatë tri dekadave pluripartizëm në Shqipëri, pamëdyshje , Partia Socialiste ka qënë një nga asetet më me vlerë që ka patur e gjithë spektri politik. Kjo parti e krijuar në fillimin e dekadës së fundit të shekullit që shkoi si trashëgimtare e vlerave më të spikatura të së majtës, mbrojtëse e shtresave të varfra e të mesme, mbartëse e vlerave të social-demokracisë europian .
Kjo parti që kur ishte në opozitë deri në ’97-ën ishte aktive, dinamike, luftarake duke arriturtë bëhej një parti me potenciale intelektuale të admirueshme, madje shumë më cilësore se demokratike si edhe e vete partisë me këtë emër.
Përbërja e radhëve të saj, e përfaqësuesve të saj nga baza në organet më të larta, me njerëz idealistë, të majtë në thelbin ideologjik, kjo parti padyshim ishte garante e anës sociale e politikave në momentet më të vështira të jetës politike shqiptare. Gradualisht me Edi Ramën në krye gjithcka deri në mënyrë radikale erdhi duke u paralizuar. Që me marrjen e detyrës së kryeminitrit në fillim të mandatit të parë, Rama thuajse e paralizoi jetën e Partisë. Funksionimi i saj doli nga binarët e rregullave demokratike që së paku me këtë parti kur drejtonte Fatos Nano funksiononin normalisht duke bërë që PS-ja të shfaqej në publikun vendas dhe ndërkombëtar si forcë e vërtetë demokratike.
Po çfarë ndodhi vertetë me këtë parti? Rolin e vetë asaj do ta shtinte në dorë ekipi qeverisës me kryetarin e saj. I gjithë zinxhiri institucional i Partisë nga baza në qëndër do të paralizohej dukshëm. Para gjithë këtyre zhvillimeve të rënda e të dëmshme që në atë kohë natyrshëm shtrohej çështja me mjaft shqetësim: Po Partia Socialiste ku është ?
Socialistët e vërtetë nga rilindasit e Ramës e nga ai vetë më së pari, përjashto të emëruarit e të zgjedhurit” prej tij shihen në vazhdimësi me “ syrin e njerkës”, përveç “të sjellshmit” e saj .
Ideali socialist do nga dalë u shua e në vend të tij u përqafua pragmatizmi .
Besimi i socialistëve do të pësonte lëkundje. Në administratën publike përgjatë dy mandatëve qeverisëse ramarilindase janë punësuar jo socialistë me integritet moral e profesional, por ushtarë të ciët për arsye që vetë kreu i Rilindjes që abuzoj rëndë me Partinë Socialiste i futi në oborrin e tij.
Rama i vënë në krye të PS-ës e duke vepruar me partinë e rilindjes që e vetëkrijoji zevendësoi me djallëzi brezat në lidërshipin e saj. Socialistët e devotshëm të aftë profesionalisht e me autoritet, u zëvëndësuan me të ardhurat nga jashtë saj ku dominuan vartësit e Ramës në Bashki e “ Majfti” apo G-99-at e Erion Velisë, ku ky i fundit i nxitur nga Rama vetë gjuante me gurë dyert e dritaret e kryministrisë ish-kryeministrit Fatos Nano.
Hipokrizia e kryerilindasit shkon deri atje që në përpjekjet e veta të dështuara për mandatin e tretë u përgjërohet socialistëve deri sot të nëpërkëmbur së ai “na qenka për ta, për interesat e tyre”, ndërkohë që ato e interesat e tyre i ka shkelur me këmbë!
Socialistët e shumtë të keqpërdorur e shfrytëzuar vetëm ditët e votimeve e kane të qartë bindjen se vetëm socialistët nuk kanë qeverisur në këto tetë vjetë, por thjesht është keqpërdorur emri i tyre , i vetë partisë . Ashtu sikurse i gjithë opinioni i shëndoshë publik, ai i majtë në veçanti është i bindur se përgjatë këtyre tetë viteve,vendi do të qeverisej nga socialistët-të majtët e vërtetë të aftë profesionalisht e organizatorë të zot nuk do të kishin arritur në këtë katrahurë ku na ka çuar rilindja sot. Dhe përsëri vijon pyetja’…ku ka humbur Partia Socialiste, Asamblea dhe Kryesia e saj? …është një pyetje kjo e natyrshme e atyre një milion votuesve.
Për të arritur deri këtu; Sa nga deputetët aktualë të grupit parlamentar të PS –ës zyrtare janë socialistë? Sa anëtarë të Asamblesë apo të Kryesisë janë të tillë? Sa ministra vijnë nga radhët e socialistëve ? Sa kryebashkiakë të “emëruar” vijnë nga këto radhë?..po nga radhët e të listuarvë të rinj të Ramës…sa nga ata janë socialistë?!!
Të vërteta të çuditshme këto, por ja që këto janë realitet i ditëve të sotme …
Kurrësesi nuk mund të harrohet kjo nëpërkëmbje socialiste. Durimi ka një kufi e hakmarrja do të bjerë si rrufe me 25 Prill, jo në konotacionin negativ me motive kanunore, por me të drejtën demokratike të PUSHTETIT TË VOTËS kundër Rilindjes.
E kush më mirë se socialistët dijnë se kujt do tja adresojnë votën e tyre në kësi kushtesh? Edhe unë , autori i këtyre radhëve , bashkë me ta: votën Lëvisjes Socialiste për Integrim, Partisë së vërtetë socialiste , e cila vendosur nga të “ mëdhenjtë” mes zjarresh ka ditur të përballojë sfidat politike të kohës duke u shndërruar në përfaqësuese dinjitoze të së majtës së vërtetë.
Pak të vonuar por më mirë vonë se kurrë. Plot energji kontribuese marrë shkas edhe nga përgjgjësia që gjithsekush ka për lejimin e katandisjes së PS-së sikurse duket qartë sot.
Gjithsesi nuk është faji ynë që Rama ndodhet sot i braktisur, por i atij. Është absolutisht faji i vet. Për gjithçka që ai ka gatuar për përdorimin e PS-ës si koperturë për nartëcizmin dhe vetëpëlqimin me tepri; për komunikimin e dashurinë me njërëzit që i mungon ; për konceptimin e parimeve që i la rrugës; për shpirtin e majtë të cilin nuk e pati kurrë; për oratorinë ekselente që në politikë shëndrrohet në dëshpërim; për partinë që i rrëmbeu të majtës pa qënë as i majtë e aq më tepër socialist; për keqqeverisjen rilindase në emër të socialistëve.
Ndaj po ndodh gjithë kjo braktisje e “hakmarrje” socialiste kundër Rilindjes. Sikurse ka ndodhur me Neronin e Romës, perandorin artist famëkeq i cili u braktis nga të gjithë për shkak të politikave të rrezikshme “në kokë të vet”.
I njëjti fat e pret edhe këtë artistin tonë –kryeministër. Pa asnjë mëdyshje