Halim Kosova dhe Erion Veliaj, i bashkon ditëlindja e Profetit Muhamed

Ka qenë një moment i vështirë ai mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës, të dy të ftuar nga komuniteti mysliman në ditëlindjen e profetit Muhamed. Mungoi shtrëngimi i duarve mes të dyve, por një përshëndetje e shpejte u vu re mes Halim Kosovës dhe Erion Veliaj, në nisje të këtij aktiviteti.

Erion Veliaj  shkoi  disa minuta më herët në ditëlindjen e profetit Muhamed.

Halim Kosova mbërriti i shoqëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Të dy kaluan fare pranë Erion Veliaj dhe ndërsa Lulzim Basha shmangu kontaktin me kandidatin e socialisteve, Halim Kosova zgjodhi ta përshëndese me një xhest të shpejtë.

Takimet në korridorin e ngushtë të pallatit të kongreseve e zgjatën tensionin, por mes socialistëve dhe demokratëve nuk pati asnjë shtrëngim duarsh.

Kreu i komunitetit mysliman Skënder Brucaj ishte kujdesur t’i bënte bashkë të majtët e të djathtët, por u duk qartë që i kishte futur në një hall të madh.

Kësisoj bashkëjetesa fetare nuk i ngjan asaj politike. Aktiviteti sapo kishte filluar dhe kleriku i krishterë mbërriti për t’u ulur pranë atyre myslimanë.

Nuk e “njohu” ministrin e Mirëqenies Sociale, apo ishte i djathtë, ai u pa të përshëndeste vetëm për Lulzim Bashën. Takimi me besimtarët myslimanë zgjati për gati 1 orë e 30 minuta.

SHKARKO APP