Halimi: Gjykata thotë se qeveria shkeli ligjin 18 deri 20 herë me Beketin

Ish-ministri i Drejtësisë dhe avokati i njohur, Eduart Halimi, në një intervistë për gazetaren Juli Krisafi në SYRI TV, komentoi edhe vendimin që shteti shqiptar të paguajë së paku 109 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

Halimi tha se sipas informacioneve të tij, në vendimin e shkallës së parë të arbitrazhit, thuhet se autoritetet shqiptare kanë shkelur ligjin 18 deri 20 herë.

“Që të kemi një dëm, ashtu siç ka vendosur gjykata e Bankës Botërore, duhet të kemi një veprim të paligjshëm.

Në vendimin e shkallës së parë, di se është argumentuar në mënyrë të zgjeruar shkelja e ligjit nga autoritetet shqiptare.

Në dijeninë time, 18 deri në 20 herë përmenden eksponentë të qeverisjes që kanë kryer veprime të paligjshme. Sipas gjykatës, 18 deri në 20 herë është shkelur ligji.

Vendimi do jetë interesant, shpresoj të zbardhet sa më shpejt,” tha Halimi.

SHKARKO APP