Halimi: Spitali Psikiatrik i Elbasanit, me mjekë të pakualifikuar
Ngjarja e djeshme e rrëmbimit të një 11-vjeçare nga kushëriri skizofren, ka nxitur reagimin e deputetes demokrate. Arbjola Halimi duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme u fokusua tek Spitali Psikiatrik i Elbasanit. Në një postim në facebook, deputetja shkruan se stafi i këtij spitali përbëhet nga mjekë të pakualifikuar.
Komenti i plotë në facebook:
“Diçka për vogëlushen fatkeqe 11 vjecare të rrëmbyer dje nga një person me disekuiliber mendor dhe Spitalin Psikiatrik te Elbasanit. Spitali ka gjithsej 5 mjeke dhe vetem 1 specialist pas daljes ne pension te nje prej psikiatërve me zë në qytet, Dr. Ermelindes. Drejtoresha e spitalit është e diplomuar për laborante ne nje nga universitetet private me te perfolura ne vend. Vizitat e pare apo konsultat ne ambulator sic i thonë i kryen nje mjek i pergjithshëm pa formim psikiatrik sikurse dhe 4 te tjere pa specializim ne psikiatri. Psikologu nuk është kurrë i pranishem gjatë vizitave dhe konsultimeve për diagnozën ndërkohë që e ka detyrim të jetë por nuk e lejojnë. Analizat në pavione nuk bëhen prej 3 vitesh. Së fundi mjeku që bën vizitat që s’ka lidhje me psikiatrinë e shëndetin mendor kryetar komisionesh kempi për këtë kategori në Librazhd, Gramsh dhe Elbasan”, – u shpreh deputetja e PD-së.
Reagimi vjen pas ngjarjes dje në Xhafzotaj ku Arben Kabashi, i sëmurë skizofren rrëmbeu kushërirën 11 vjecare dhe e mbajti në banesën e tij ku e kërcënonte me thikë. Fatmirësisht ngjarja përfundoi me lirimin e së miturës dhe dërgimin e Kabashit në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Kabashi në këtë Spital kishte mjekuar dy herë dhe ishte diagnostikuar me Skicofreni.
KOHA JONË SONDAZH

