Hamallaj kthehet në “liqen”, përmbytjet krijojnë situatë të rënduar për banorët
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta kanë prekur rëndë edhe Hamallajn, në njësinë administrative Manëz të Durrësit. Rrugët e fshatit janë përmbytur, duke e kthyer zonën në një “liqen” të vërtetë dhe duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.
Edhe pse reshjet kanë pushuar, uji vazhdon të mbulojë disa rrugë dhe situata mbetet problematike, ndërsa banorët përballen me pengesa në qarkullim dhe dëme në pronat e tyre. Autoritetet lokale po monitorojnë zonën dhe kanë nisur ndërhyrjet për të lehtësuar situatën dhe për të rivendosur qarkullimin normal.
KOHA JONË SONDAZH

