Hamataj: Ndryshimet në Kodin Penal do të ulin paraburgimet
Avokati Ermal Hamataj ka mbështetur ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke theksuar se ato synojnë zbatimin më strikt të procedurave dhe kufizimin e masës së arrestit me burg për veprat që dënohen deri në pesë vjet.
Sipas Hamatajt, ndryshimet do të ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të paraburgimit në Shqipëri, që sipas tij prek kryesisht qytetarët dhe jo vetëm politikanët.
“Po të heqësh tisin politik dhe atë që kjo po bëhet për të shpëtuar politikanët, le të shpëtojmë edhe pjesën tjetër të shoqërisë”, u shpreh ai.
Hamataj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të procedurës ligjore, duke argumentuar se në një proces penal nuk mjafton vetëm fakti nëse një vepër është kryer, por edhe mënyra se si ajo provohet.
“Ndryshimet kanë parashikuar që të mos ketë më arrest me burg për veprat që parashikojnë dënim maksimal deri në pesë vjet”, tha avokati.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4627

