Hapen aplikimet në e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit

Nga sot në e-albania është hapur aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara.

Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent.

Procesi i aplikimit do të kryhet në përputhje me rregulloren e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë si stacion plazhi”. Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin E-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku ministrja Kumbaro vlerësoi se me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh. Ministrja ka vënë në dukje rolin e bashkive në terren si administratore të parcelave publike të plazheve, me fokus pastërtinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?