Hapen qendrat shëndetësore në zonat turistike, sivjet 3 më shumë

Aparatura të reja, protokolle, por edhe rritje të aftësive profesionale për mjekët dhe infermierët parashikon projekti i ri i Urgjencës Mjekësore, i cili ka filluar të aplikohet tashmë në vendin tonë falë mbështetjes së financimeve të qeverisë Italiane.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të projektit “Improvement of Emergency Medical Services in the Coastal Area (IEMSCA)”, në qendër të diskutimeve ishte rritja e efikasitet dhe shkallës së gatishmërisë e kapaciteteve të përgjigjes në Shërbimin e Urgjencës së Spitaleve.

Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, ka pohuar se ky financim i shkon në të njëjtën linjë me programin e qeverisë sa i takon sistemit të urgjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka theksuar se një pjesë e mirë e spitaleve në vend do të përfitojnë nga ky financim, si në logjistikë, ashtu edhe në rritje profesionale të mjekëve, në mënyrë që pacientëve tu ofrohet një shërbim shëndetësor sa më i shpejtë dhe i saktë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Urgjenca Mjekësore spitalore e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës janë pjesë të këtij projekti, ku do të kemi një mbështetje financiare për pajisje në këto urgjenca, për vendosje protokollesh, dhe padyshim, për rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të mjekëve dhe infermierëve që punojnë në këto urgjenca,” ka theksuar kreu i shëndetësisë.

 Ndërsa sezoni turistik është në fillesat e veta, Beqaj nuk harroi të përmendë edhe masat e marra për këtë vit sa i përket shërbimit shëndetësor pranë zonave turistike.

Sipas tij, këtë vit do të kemi edhe tre qendra shëndetësore më shumë, të cilat i përkasin kryesisht zonave malore.

“Vitin e kaluar kemi pasur 22 qendra shëndetësore në bregdet, kurse këtë vit kemi 25, sepse patëm kërkesa nga Ministria e Turizmit edhe për Kalanë e Dodës, Kelmendin dhe Prespën, të cilat do të fillojnë në datën 1 korrik,” pohoi ministri Beqaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?