“Hapën themelet, por s’më bënë shtëpinë”, disa familje në Qafzezë në kontenier prej 1 qershorit

Jetesa në kontenierë, disa familje në Qafzezë refuzojnë bonusin e qirasë

Prej tërmetit të 1 Qershorit, që u shkatërroi shtëpitë, disa prej banorëve të fshatit Qafzezë jetojnë në kontenierë.

Qëndrimi brenda tyre, me ardhjen e dimrit bëhet i vështirë, por ata kanë zgjedhur të mos largohen pasi duhet të kujdesen për gjënë e gjallë, e vetmja pasuri që u ka mbetur pas tërmetit.

“Nuk pranojmë të shkojmë në Ersekë se kemi mallin dhe na e vjedhin, kemi shtëpinë, kopshtin, drutë, kemi plaçkat rrugëve siç i shikoni.”

Për të pastrehët Bashkia ka ofruar bonus qiraje, alternativë që është refuzuar.

“Nuk i kanë bërë shtëpitë, më kanë gënjyer. Kanë hapur themelet, i kanë lënë zbuluar. Unë dua shtëpi, pa shtëpi nuk kam ku të vete. Nesër vdes, ku të varrosem në kontenier? Turp!”

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, shpjegon se këto familje nuk mund të përfitonin rikonstruksion të shtëpive, pasi para tërmetit jetonin në banesa në pronësi të shtetasve të tjerë.

Isai: Banorët menjëherë kanë marrë statusin e të pastrehit dhe ka marrë një vendim këshilli bashkiak duke i nxjerrë banorët me qira sociale, 100% të subvencionushme nga bashkia e Kolonjës pa tavan qiraje dhe pa hapësirë kohore. Banorët e kanë refuzuar deri tani të marrin shtëpi me qira.

Në Qafzezë që pas 1 Qershorit, janë rikonstruktuar 23 shtëpi, ndërsa 3 të tjera janë ndërtuar nga fillimi.

Ora News - "Hapën themelet, por s'më bënë shtëpinë", familjet në kontenier

/Ora News

SHKARKO APP