Hapësira më të sigurta për fëmijët në Elbasan

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me CEO-n e Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, dhe znj. Elona Mullahi (Koçi), Anëtare e Bordit për Korporata në Raiffeisen Bank, zhvilluan një vizitë në ambientet e Çerdhja Nr. 2, në kuadër të mbështetjes që banka ka dhënë për rikonstruksionin e këtij institucioni.
Gjatë vizitës, u pa nga afër transformimi i ambienteve dhe rëndësia e investimeve në krijimin e hapësirave të sigurta, të ngrohta dhe funksionale për fëmijët.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, vlerësoi kontributin e Raiffeisen Bank, duke theksuar se investimi tek fëmijët mbetet investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe se çdo mbështetje në përmirësimin e kushteve për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre ka një vlerë të veçantë për komunitetin.
Në përfundim, u shpreh mirënjohje për Raiffeisen Bank, e cila vijon të mbështesë projekte me ndikim social, me fokus tek edukimi, mirëqenia dhe përmirësimi i jetës në komunitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?