Hapet gara për zv.drejtorin e BKH-së, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Është hapur gara për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kusht për të garuar në këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH-së.

Kriteret që duhet që plotësojnë kandidatët:
Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Kërkesë për aplikim;
b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale;
c. Jetëshkrimi;
d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.
Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?