Hapet në Tiranë qendra e parë e informimit për të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit Totozani ka thënë se ndërtimi i kësaj qendre të informimit për të drejtat e njeriut në Shqipëri është një hap shumë i rëndësishëm

TIRANË – Është zhvilluar sot në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit ceremonia e inaugurimit të Qendrës së parë të Informimit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë krahas Avokatit të Popullit Igli Totozani, drejtues të universiteteve në vend, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Avokati i Popullit Totozani ka thënë se ndërtimi i kësaj qendre të informimit për të drejtat e njeriut në Shqipëri është një hap shumë i rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Secili prej nesh, çdo qytetar i Shqipërisë që në kohën kur ulet në bankat e shkollës, duhet të marrë informacion mbi të drejtat e njeriut. Të rritet dhe të ecë përpara në idenë dhe kuptimin e së drejtës, tolerancës, respektit dhe mos diskriminimit. Vetëm në këtë mënyrë sytë e shoqërisë shqiptare do të hapen për të parë rrugën e vërtetë të lirisë dhe demokracisë” është shprehur Totozani në vijim të fjalës së tij.

Qendra e hapur në muajin maj të këtij vitit ka si synim ofrimin e informacionit mbi të drejtat e njeriut për të gjithë studiuesit, mësuesit, studentët, shoqërinë civile, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?