
Ministra e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë të ditur se nga kjo e premte hapet qarkullimi i automjeteve në një tjetër aks të Unazës së Madhe në Tiranë. Përmes një video të publikuat në facebook, së bashku me Ergys Verdhon, drejtorin e ARRSH-së, ministrja ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 segmenti do të jetë i aksesueshëm për të gjitha mjetet.