Hapet plotësisht segmenti i ri i autostradës Tiranë – Durrës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e segmentit të ri të zgjeruar të autostradës Tiranë – Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, ndërkohë që së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit.

Rama ka ndarë pamje nga hapja e këtij segementi për qarkullim dhe shprehet:

Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, ndërkohë që së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier, ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama, së bashku me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçin, inspektuan këtë segment rrugor të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtu jemi në autostradën Tiranë-Durrës, që patjetër është rruga automobilistike më e ngarkuar në Shqipëri. Është bashkimi i tre fazave, rreth 7 km të kontraktuara në këtë rrugë. Këtu jemi në kilometrat e para dhe përfundojnë në kilometrin e 6, te dalja për në Rinas.

Janë shtuar dy korsi të tjera. Patjetër bëjmë një rritje në kategorinë A, por që ne kemi folur për korridoret e gjelbërta që mund të ulin edhe pak shpejtësinë”, tha ndër të tjera Karakaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?