Hapet qarkullimi në aksin Palasë-Dhërmi, Balluku: Javën tjetër hapet rrethrrotullimi i TEG-ut
Zv/kryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të rrugës Palasë-Dhërmi, bëri me dije hapjen e qarkullimit në këtë aks.
Balluku tha se kjo rrugë është e projektuar për t’i ardhur në ndihmë fshatrave turistike që po ndërtohen në këtë zonë, pjesë e projekteve strategjike që janë miratuar nga Këshilli i Investimeve Strategjike për ndërtimin e ujësjellësve, apo furnizimin më të mirë me energji elektrike.
“Hapja e këtij aksi do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut të rënduar në aksin Palasë-Dhërmi. Tashmë, të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun mund të përdorin këtë rrugë”.
Po kështu Balluku njoftoi se javën që vjen, do të hapet për qarkullim edhe rrethrrotullimi i TEG-ut, duke lehtësuar ndjeshëm edhe qarkullimin e mjeteve drejt Elbasanit dhe për nga Tirana.
KOHA JONË SONDAZH

