Hapet qendra gjermane e Informacionit mbi migrimin e ligjshëm

U çel sot qëndra gjermane e informimit për migracion, arsim profesional dhe karierë(DIMAK Albania) që do të shërbejë si zyrë  informacioni për të gjithë të rinjtë të cilët duan të emigrojnë në shtetin Gjerman në mënyrë të ligjshme.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i shoqëruar nga Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz morën pjesë në aktivitetin e prezantimit të programit “ Migracioni për zhvillim”.

Klosi vuri në dukje se ka një mundësi reale për të shkuar në Gjermani dhe ai është profesioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një mundësi reale për të shkuar në Gjermani dhe ai është profesioni. Ka një mundësi reale që në jetën tënde çdo ri shqiptar të jetë i gatshëm të provoj tregun shqiptar të punës , tregun gjerman por edhe tregun europian të punës dhe kjo është vetëm profesioni. Do doja të sqaroja që në fillim që 50 mijë vëndet që ofrohen nuk  është një kuotë për Shqipërinë por është një kuotë për konkurentët dhe duhet që të vazhdojmë të trajnojmë të rinjtë që të marrin një profesion dhe të jenë të gatshëm të konkurojmë”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

DIMAK Albania së bashku me stafin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit do të ofrojë informacion në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Shërbimet Ndërkombëtare e të Specializuara (ZAV)  do të shkëmbeje informacion me partnerët e interesuar në lidhje me migrimin e ligjshëm për punësim në Gjermani ‘’Jetesa dhe Punësimi në Gjermani“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?