Hapet Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm, sepse u nis mbrapsht. Janë 2 tunele dhe 4 ura

Këtë të premte është hapur për qarkullimin e automjeteve aksi i Qukës-Qafë Plloçë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Ky segment prej 43 kilometra që sipas qeverisë do të lehtësojë trafikun në zonë, do të ndihmojë bujqësinë, turizmin e agroturizmin.

Projekti është me dy karrexhata dhe korsi ndihmëse ndërsa në disa raste, kur ka disnivele, ka edhe korsi të tretë. Rruga përfshin edhe dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, katër ura, dy prej të cilave të varura metalike.

Projekti kishte nisur fillimisht në kohën e qeverisë së mëparshme, në vitin 2010-2011, por sipas zv.kryeministres Belinda Balluku u desh ribërë nga e para. “Nëse flet me inxhinierët të thonë se ishte një projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër ndaj të gjitha ndërlidhjeve me fshatrat e zonës. Më pas projekti nisi në 2015-n, na është dashur ta rishikonim totalisht. Është 100% i ndryshuar”, tha zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se është projekti më i gjatë dhe më i mundimshëm, për shkak se u nis mbrapsht. ”Tani është gjë e madhe që mbaroi dhe që edhe njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, por të gjithë e kanë në dispozicion. Dukej sikur s’do mbaronte kurrë. E mban mend urën që kishin bërë, me 17 metra disnivel”, tha Kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

FOTO/ Ramën në Qukës-Qafë Plloçë e presin me këngë dhe valle tradicionale: Këtë nuk e prisja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?