Hapet rruga për ekstradimin e Selami Simsek, shtetasi turk humb dhe një betejë

Hapet rruga për ekstradimin e Selami Simsek, shtetasit turk  i akuzuar si pjesë e lëvizjes “Gylen”. Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën e turkut për sigurimin e padisë. I arrestuar më 8 qershor të vitit të kaluar, 2019, së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara i kërkonte gjykatës të mos ekzekutohej vendimi i Komisionit që i refuzoi kërkesën për azil. Kjo i hapi rrugë dëbimit të tij nga Shqipëria.

Shansi i fundit?

Brenda 5 ditësh ky vendim mund të apelohet. Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim dhe hetimi për të ka vijuar për falsifikim të dokumenteve. Bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik. Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, e cila është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Për rastin e mësuesit Harun Çelik, nuk kanë munguar reagimet e opozitës, që kërkoi transparencë nga autoritetet e drejtësia dhe nga qeveria. Por asnjë përgjigje nuk erdhi nga organet shtetërore. /Ora News

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?