FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapet rruga për në Theth, ARRSH thirrje shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorës-Theth. Teksa jep lajmin se kushdo që dëshiron tashmë mund ta vizitojë fshatin turistik Theth, ARRSH-ja i bën apel shoferëve që të respektojnë sinjalistikën, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

“Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth.

Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve. T

Swiss Digital Desktop Reklama

ashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?