Hapet sot “Shtëpia e Gjetheve”, baza e ish-Sigurimit të Shtetit

Qeveria hap sot të ashtëquajturën Shtëpinë e Gjetheve, godinën që gjatë kohës së diktaturës ishte nën përdorimin e sigurimit të shtetit.

Godina deri tani misterioze ishte selia qendrore e Drejtorisë së pestë të Sigurimit të Shtetit”, duke fshehur brenda saj një merimangë të sofistikuar aparaturash spiunazhi nga më modernet për kohën.

Më pas ajo u shndërrua në selinë e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), duke funksionuar nga pikpamja praktike si qendër përgjimesh deri në vitin 1998. Më pas objekti pushoi së funksionuari duke mbetur deri në ditën e sotme i mbyllur.

Deri korrik të 2014 ndërtesa ishte në pronësi të SHISH derisa qeveria e kaloi nën varësi të Ministrisë së Kulturës.

Një pjesë e mirë e aparaturës teknike dhe materiale të shumtë, të përdorur në atë periudhë nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, janë të magazinuar dhe të arkivuar në ambientet e kësaj godine dhe në Arkiva të posaçëm. Minsitria e kulturë snë bahskëpunim me institucione të tjera do ta shndërrojnë shtëpinë e gjeteve në muze.

SHKARKO APP