Harito: Akuzat e PD ndaj Veliajt, për shkak të punës që po bëhet në Tiranë  

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka deklarua sot nga salla e parlamentit opozitën se po kërkon përfitime politike me vdekjen fatkeqe të Ardit Goklajt gjatë një aksidenti në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë disa javë më parë. Harito mori shkas nga fushata që opozita dhe një sërë webesh të mbështetura prej saj kanë ndërmarrë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qe sipas saj lidhen me qëllime politike dhe garën e ardhshme elektorale në Tiranë.

“Tani, se përse ju akuzoni z. Veliaj, kjo nga ana tjetër është shumë e qartë sepse nuk e keni gëlltitur humbjen e turmpshme në Tiranë, por përveç kësaj nuk gëlltisni edhe gjithë kantierët e hapura e te mbyllura në Tiranë brenda një kohe shumë të shkurtër; pra kantiere që flasin edhe njëherë për paaftësinë e z. Basha dhe ekipit të tij. Por për këtë nuk ju’a kemi fajin ne, mund të merrni masa vetë”, tha Harito në fjalën e saj.

 Duke iu referuar rasteve për të cilat opozita pretendon se është çensuaruar media, Harito ka theksuar se ato janë të inskenuara nga PD dhe njerëzit e saj që punojnë në media të caktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk po merrem me faktin që i quajturi gazetar i emisionit kishte punuar edhe ai në Ujësjellësin e Tiranës në kohën e z. Basha dhe pas kësaj e vetmja karrierë e lidhur me gazetarinë që ka pasur është se ka qenë zëdhënës i Endira Bushatit, ajo që është sot përgjegjëse e departamentit të administratës publike të PD. Censura dixhitale ekziston vetëm në mendjen e z. Berisha. Kjo mbetet ajo që ka ai në mendje, ju’a transmeton juve të gjithëve. Frustrimi nuk e lë të kuptojë që njerëzit sot flasin lirisht, bota dixhitale edhe sikur të donte dikush të bënte censurë nuk e lejon”, u shpreh Harito.

Swiss Digital Mobile Reklama

 I njëjti skenar, ka deklaruar ajo, u përgatit dhe u vu në jetë edhe disa javë më parë me një tjetër gazetare e cila për koiçidencë ishte sërisht një ish-nëpunëse e PD-së. “Ajo që duhet të trajtojmë këtu është gjithë tymnaja e ngritur mbi gjoja censurën që i bëhet medias dhe portaleve, gazetarëve, nga njeri apo tjetri, qeveria apo njerëz pranë qeverisë. Le të marrim faktet konkrete: Është folur për pushimin nga TV A1 i znj. Alida Tota. Nuk e njoh zonjën por për shkak të solidaritetit femëror po konsideroj që është një zonjë e nderuar. Faktet tregojnë se zonja është larguar nga detyra nga drejtori i saj z. Gjojdeshi. E dini kush është? Ishte drejtor i Ujësjellësit të Tiranës i cili u shkarkua nga detyra nga kryetari I Bashkisë, z. Veliaj për abuzime me detyrën. Tani, ky drejtor largon zonjën Tota. A mund të më thotë PD apo ndonjëri prej jush se si mundet ky drejtor që ka pushuar zonjën të marrë urdhra nga z. Veliaj? A mund të ma shpjegoni këtë gjë? Është krejtësisht e paqartë se ç’hyn z. Veliaj”, deklaroi Harito.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?